Lajme

12 March 2017

Filmi i Tupac do të shfaqet në këtë datë…

|
By
|
0 Comment
|

Kompania filmike “Lionsgate” ka fituar të drejtat për filmin biografik bazuar mbi jetën e reperit legjendar Tupac Shakur.

Drama biografike “All eyez on me” mban emrin e albumit të katërt dhe të fundit nga Tupac i cili ka shitur 10 mijë kopje në mbarë botën.Xhirimet e këtij filmi kanë filluar në vitin 2015.

Preimera do të shfaqet për herë parë në ditëlindjen e reperit të ndjerë, në datën 16 qershor dita kur Tupac do të mbushte 46 vjeç po të ishte gjallë.

Filmi do të tregojë historinë e jetës së reperit, që vdiq me datën 13 shtator të vitit 1996, pasi u qëllua disa herë me armë gjatë një sulmi në Las Vegas.

Aktorët e filmit janë Demetrius Shipp Jr. në rolin e Tupac Shakur, dhe aktorë tjerë si Danai Gurira, Kat Graham, Jamal Woolard, Dominic L. Santana, Lauren Cohen dhe Grace Gibson.

Filmi është realizuar me regji të Benny Boom, ndërsa skenarin e kanë shkruar Jeremy Haft, Eddie Gonzalez dhe Steven Bagatourian.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com