Lajme

07 November 2017

Finalja e Miss Bumbum dhe incidenti pas spektaklit

Është një konkurs bukurie si asnjë tjetër, pasi femrat që konkurrojnë aty duhet të kenë të pasmet më të mira.

Finalja e Miss Bumbum në Brazil u zhvillua të hënën në mbrëmje, me vajzat që treguan “talentin” në Sao Paulo. 15 finalistet parakaluan me bikini dhe tanga për të marrë kurorën e lavdishme.

Ishte Rosie Oliveira,  ajo që mori më shumë vota në konkursin e këtij viti e fitoi kështu çmimin e parë. Pasi po jepte disa intervista për fitoren e saj, një burrë i dehur e kapi atë nga të prapmet. Reagimi i saj ishte i ashpër duke e goditur me shuplakë personin në fjalë.

Pas kësaj Rosie u shpreh: “Kjo është pikërisht ajo që po kërkoj të luftoj. Fakti që jam Miss Bumbum nuk do të thotë që njerëzit mund të më cënojnë me mungesë respekti. Dua t’i tregoj femrave që mund të kesh fundshpinë të madhe dhe të bukur dhe përsëri mos të të trajtojnë si objekt.”

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com