Lajme

21 August 2018

Fituesit e çmimeve MTV Video Music Awards 2018

MTV Video Music Awards është rikthyer gjatë orëve të para të ditës së sotme në Radio City Music Hall, në New York.

Në ngjarjen më të madhe muzikore, yjet e muzikës ishin në garë për rrëmbimin e çmimeve.
Midis tyre, këtë vit ishin edhe tri këngëtare shqiptare Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.
Por, vetëm Rita arriti të fitoj në kategorinë e “Best Dance (Vallëzimi më i mirë)” në saje të bashkëpunimit me DJ e ndjerë Avicci në këngën “Lonely Together”.

Dua Lipa që ishte e nominuar në katër kategori nuk fitoi asnjë çmim, gjersa të njëjtin fat me një nominim e pati edhe Rexha.

Camila Cabello u shpall artistja e vitit ku morri një çmimin prestigjioz prej këngëtares të famshme, Madonna.
Më poshtë janë të renditur të gjithë fituesit të të gjitha kategorive.

Video of the Year (Videoja e vitit)

Camila Cabello ft. Young Thug – “Havana” The Carters – “APES**T”

Artist of the Year (Artisti i vitit)

Camila Cabello

Song of the Year ( Kënga e vitit)

Post Malone ft. 21 Savage – “rockstar”

Best New Artist (Artisti i ri më i mirë)

Cardi B

Best Collaboration (Bashkëpunimi më i mirë)

Jennifer Lopez ft. DJ Khaled & Cardi B – “Dinero”

Best Pop ( Kënga më e mirë Pop)

Ariana Grande – “No Tears Left to Cry”

Best Hip-Hop (Kënga më e mirë Hip-hop)

Nicki Minaj – “Chun-Li”

Best Latin (Kënga më e mirë latine)

J Balvin, Willy William – “Mi Gente”

Best Dance (Kënga me performancën (vallëzimin) më të mirë)

Avicii ft. Rita Ora – “Lonely Together”

Best Rock (Kënga më e mirë Rock)

Imagine Dragons – “Whatever It Takes”

Video with a Message ( Video me mesazh)

Childish Gambino – “This Is America”

Best Visual Effects (Efektet më të mira vizuele)

Kendrick Lamar and SZA – “All the Stars” (Visual Effects: Loris Paillier at BUF Paris)

Best Choreography (Koreografia më e mirë)

Childish Gambino – “This Is America” (Choreographer: Sherrie Silver)

Song of the Summer (Hiti i verës)

Cardi B, Bad Bunny and J Balvin – “I Like It”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com