Lajme

13 September 2017

Fotoja e adhurueshme me të cilën Serena na prezanton vajzën e saj

Serena Williams dhe i fejuari i saj, bashkëthemeluesi i Reddit, Alexis Ohanian kanë publikuar foto të vajzës së tyre të cilën e kanë quajtur Alexis Olympia Ohanian, Jr.
Tenistja e njohur postoi në adresën e saj të Instagramit një foto të Alexis dhe ndau me ndjekësit një link nga You Tube, video me detaje nga vajza, të cilën e ka publikuar i fejuari i saj. Në video Serena tregon që në spital pati shumë komplikacione që e shtynë të qëndronte e shtruar 6-7 ditë.
Fotoja e 35 vjeçares me vajzën e porsalindur në krah është e para foto me të cilën çifti i ka prezantuar botës fëmijën e tyre.

|

Leave a Reply