Lajme

11 August 2017

French Montana i prezanton botës vodkan “French Vanilla”

French gjithmonë ka qëndruar krah Diddy-t, në muzikë dhe biznes. Reperi e ka vërtetuar se e meriton të jetë pjesë e grupit të Ciroc pasi ai u përfshi në “Luftën e Vodka” kundër 50 Cent. Ai postoi një video në Instagram të vetes teksa hidhte në plehra një kuti me EFFEN vodka. Një brend i Vodka-s që është lançuar nga 50 Cent. “Kjo është ajo çfarë mendoj për budalliqet e tua”- thotë në video reperi teksa hedh kutinë me pijen alkolike.
E mesa duket besnikëria e hitbërësit të “Unforgettable” ndaj Diddy-t po shpërblehet. Të enjten në mbrëmje reperi anunçoi se tanimë ai ka shijen e tij të personalizuar të vodkës, të quajtur “French Vanilla,” që është e disponueshme dhe mund të porositet në reservebar.com.
“Siç kishim premtuar! Ishte e gjitha një ëndërr! Kjo quhet diplomim i një niveli të ri falë mikut tim. Nëqoftëse do të kishte më shumë njerëz si ti të gjithë do të ishin të pasur, të faleminderit për këtë mundësi.
Filloi me një ide vite më parë, ne e dimë se cfarë njerëzit duan sepse kemi të bëjmë me ta gjatë të gjithë kohës. Kjo është shija ime e parë, , FRENCH VANILLA CIROC! #cirocboys.”- ka shkruar Montana krah videos së postuar në Instagram.

|

Leave a Reply