Lajme

17 October 2018

Gazetari i dhuron lule Meghan, Harry “C’është e gjithë kjo ?”

Një situtatë komike është krijuar në kopshtin zoologjik Taronga në Sydney të Australisë që u vizitua nga Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan.

Matt De Groot, një gazetar australian, është përpjekur disa herë që t’i japë një buqetë me lule të mëdha Dukeshës së Sussex.

Dhe pas disa përpjekjeve të dështuara, më në fund arriti t’ia jepte dhuratën e tij Megan. Ndërsa Harry  iu afrua gazetarit dhe me shaka i tha: “Ju nuk mund t’i jepni lule kaq të mëdha gruas sime. Çfarë është e gjitha kjo?”

Më pas Duka përshëndeti dhe falenderoi De Groot, i cili u gëzua për suksesin e misionit të tij.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com