Lajme

07 January 2019

Genc Prelvukaj publikon klipin e këngës “Ylli e Hana”

Genc Prelvukaj ka lansuar videoklipin e këngës së re me titull “Ylli e Hana”.

Reperi qëndron prapa këtij projekti, të cilin e ka realizuar vet dhe ia ka shkruar tekstin.
Edhe videoja muzikore është realizim i produksionit të tij, Black Fish Entertainment
Bashkëpunimi me Eni Koçin, “Harrove”, është një prej këngëve më të fundit që ka lansuar Genci.

Kujtojmë që Eni dhe Genci së fundmi i kanë konfirmuar thashethemet për lidhjen e tyre të spekuluar që një kohë të gjatë.

Ata janë shfaqur bashkë në evenimentet e organizuara për xhirimet e fundvitit.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com