Lajme

10 July 2018

George Clooney pëson aksident në Sardenja, dërgohet me urgjencë në spital

George Clooney ka mbetur i lënduar nga një aksident rrugor në Sardenjë. Sipas shtypit italian, aktori hollivudian, i cili ndodhet në ishull për të xhiruar një film, ishte duke përshkruar rrugën nacionale në lokalitetin Costa Corallina, në provincën e Olbias, kur motori i tij scooter është përplasur me një makinë, ndërkohë që policia po verifikon dinamikën e asaj që ka ndodhur.

Clooney sapo kishte lënë hotelin ku ndodhej në Loiri Porto San Paolo, jo shumë lag Olbias. Pas incidentit ai është transportuar me ambulancë në spital për shkak të dëmtimeve të marra  dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët. Aktori ndodhet në Sardenjë për xhirimet e serialit televiziv “Catch 22”, ku është edhe regjisor.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com