Lajme

18 August 2018

Getoar Selimi ka një përgjigje për të gjithë ata që e “urrejnë”….

Getoar Selimi është një prej reperave shqiptar më të sukseshëm, për sa i përket projekteve muzikore por edhe jetës së tij luksoze. Ndodh që jo të gjithë personat që e rrethojnë të jenë dashamirës apo të gëzuar për sukseset e tij.

Duket se diçka të tillë e ka kuptuar edhe reperi sepse mbrëmjen e djeshme ai ka postuar disa story në rrjetet sociale të cilat vijnë si një kundërpërgjigje ndaj gjithë atyre që e xhelozojnë.

“Kur personat që ti nuk i njeh të urrejnë, kjo ndodh kur ti je më i miri”, shkruhet në njërin prej postimeve të tij.

“Urrejtësit, njerëzit që në fshehtësi dëshirojnë të jenë ju”, vazhdon ai në postimin e rradhës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com