Lajme

12 January 2018

Gigi Hadid urim special për dy nga njerëzit e saj më të dashur

Ajo ka ndarë një foto me ndjekësit e saj ku uron ëmbëlsisht Yolanda-n, mamanë e saj për ditëlindje. Menjëherë vërehet ngjashmëria e tyre edhe pse Gigi në këtë foto ka qënë e mitur.

22-vjeçarja u ka treguar publikut për marrdhënien e veçantë që ka me mamanë e saj dhe se ndjehet krenare për të. “Ndihem shumë me fat që kam pasur pranë një njeri si ty, krijuese, e pavarur dhe të zgjuar. Faleminderit për gjithçka, gjithmonë. Meriton të gjithë lumturinë e botës. Të dua Mama. Gëzuar ditëlindjen”-janë këto fjalët e ëmbla në diçiturën e fotos që çdo nënë do të donte të dëgjonte nga vajza e saj.


Ndërkohë bukuroshja ka postuar një tjetër video në Instagram. Këtë herë për të uruar të dashurin.
“E dua këtë njeri aq sa nuk mund ta them me fjalë. Jam e inspiruar nga përpjekja e tij për t’u përmisuar çdo ditë. Jam krenare që jam krah teje.”-ka shkruar ndër të tjera supermodelja.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com