Lajme

17 October 2018

Gjendet i vdekur kitaristi 44-vjecar

Kitaristi i grupit “All That Remains”, Oli Herbert ka vdekur në moshën 44-vjeçare. Grupi metal konfirmoi lajmin tragjik në faqen zyrtare në Instagram.

“Ne u lënduam kur mësuam se Oli Herbert, miku ynë, kitaristi, anëtari themelues i All That Remains, ka ndërruar jetë. Oli ishte një kitarist shumë i talentuar dhe një tekstshkrues i mirë i muzikës Rrok dhe Metal. Impakti i tij në muzikë dhe në jetën tonë do vazhdojë të ndihet. Nuk do të zbulojmë detaje të tjera. Banda dhe familja ju kërkojnë që të respektoni privatësinë dhe të kujtoni Olin për muzikën e mirë që ka krijuar”, shkruajtën ata.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com