Lajme

24 April 2018

Gjendet pa jetë aktori i njohur i “O Sa Mirë”, Art Kurti

Policia bëri të ditur se në orën 07:50, stacioni policor Gjakovë, është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit, gjendet një veturë me një person që dyshohet të jetë i vdekur. Tribuna Channel mëson se bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të Rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “Gjakovari” në serialin “O sa mirë”. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kurti ishte një prej aktorëve të dashur të serialit, ndërkaq policia nuk ka dhënë detaje të tjera për shkakun e vdekjes së tij, pasi rasti është duke u hetuar.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com