Lajme

16 March 2016

Gjërat që femrat thonë dhe që meshkujt i keqkuptojnë

||
0 Comment
|

Me siguri shumë prej jush kanë provuar të mësojnë gjuhë të ndyshme si frëngjisht, spanjisht, gjermanisht ose një gjuhë tjetër por të gjitha këto gjuhë janë të thjeshta për tu mësuar krahasuar me gjuhën e femrave. Të paktën këtë thonë shumica e meshkujve. ‘Është e kotë të mundohesh. Është e pamundur’.

foto 4

Më poshtë mund të njiheni me 19 gjëra që femrat thonë por që meshkujt i keqkuptojnë.

  1. Skam gjë. Asgjë.

Ajo ka diçka. Padyshim që ka dicka dhe t’i bën mirë ta kuptosh se çfarë ajo ka shumë shpejt.

  1. A më nxjerr të shëndoshë kjo veshja?

Përkthimi i kësaj në shumicën e rasteve është: Mendon se jam e shëndoshë? Dhe padiskutim që sa herë tju bëhet kjo pyetje duhet të thoni ‘JO’

  1. Vazhdo. Bëje.

Mos e merrni këtë si miratimin e saj për të vazhduar. Kjo është më shumë si sfidë. Në fakt gjithmonë është sfidë. Kështu që mos e bëni.

  1. Kur thonë ‘Jo’ do të thotë ‘Jo’ një nga të paktet raste ky.
  2. Kur thonë ‘Po’ në shumicën e rasteve do të thotë ‘Jo’. Në disa raste nuk është kështu por kjo është e vështirë për tu kuptuar.
  3. Edhe kur thonë ‘Ndoshta’ prapë ‘Jo’ do të thotë.
  4. Do të ishte mirë nëse’.

foto 1

Cdo fjali që përmban ‘Nëse’ duhet kuptuar si dicka që duhet bërë patjetër.

8. Nëse thotë ‘Mirë’ do të thotë që diskutimi ka përfunduar dhe ti ke humbur.

9. ‘Skam gjë’ ‘Jam Ok’

Ajo padyshim ka dicka. Thjesht I duhet pak kohë që të mendojë për ndëshkimin që do të të japë.

10. ‘Është në dorën tënde’ ose ‘Ti e di’.

Nëse mendon se nënkupton që ke lirinë të zgjedhësh çfarë të bësh, e ke shumë gabim. Përkthimi më I mirë I kësaj do të ishte: Është në dorën tënde të bësh zgjedhjen e duhur, të cilën unë e di por nuk do ta them, sepse ti duhet ta dish. Nëqoftëse do të bësh zgjedhjen e gabuar do të vijë si përgjigje: Në rregull ti e di.

11. Kur psherëtin.

foto 3

Edhe kjo ka një domethënie. Përkthimi I saj është: Nuk mund ta besoj që po qëndroj këtu duke dëgjuar këto budalliqe.

12. ‘5 minuta’

Kjo varet nga konteksti. Nëse po vishet dhe bëhet gati për të dalë ‘5minuta’ do të thotë 30 ose 40 minuta. Nëse ti po sheh TV  atëherë nënkupton 0 minuta.

13. ‘Si të duash’ ‘Varja’.

Është e ngjashme si përgjigje me ‘Mirë’ vetëm se është pak më keq. Ajo do të pushojë për disa sekonda por do të kthehet përsëri, por më e nervozuar.

14. Kur ju thotë ‘Faleminderit

Mos kini frikë. Nuk thatë asgjë të gabuar. Ajo po ju falenderon me të vërtetë. Vetëm mos harroni normalisht të jeni të sjellshëm e të thoni ‘Asgjë’ ‘Të lutem’.

15. Ndryshon puna nëse thotë :Shumë faleminderit. Duhet të jeni të kujdesshëm se në shumicën e herëve nënkupton të kundërtën. Ndaj mos bëni gabim ti thoni ‘Asgjë’

16. Mos u shqetëso për atë.

Kjo do të thotë që të ka thënë të bësh dicka (me shumë gjasa më shumë se një herë) dhe tani ajo do ta bëjë vetë. Mos u përpiq të bësh gjë se do e përkeqësoje situatën.

17. Duhet të flasim.

foto 6

Po dëgjove këtë dije se je I vdekur. Përgatitu se momente të vështira të presin.

18. Çfarë po bën?

Kjo më shumë se pyetje është treguese se po e bën gabim.

19. Nuk jam e nevrikosur.

foto 5

Ajo është definitivisht e nevrikosur.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com