Lajme

07 August 2017

Gjiko pëson aksident të rëndë me makinë

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, ka pësuar një aksident të rëndë. Ngjara ka ndodhur në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e djeshme dhe vetura e tij është përplasur me një kamion.
Burime të Telegrafit njoftojnë se këngëtari ishte duke shkuar për në Shqipëri në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ai duhej të mbante një koncert në Velipojë. Nga fotografitë e siguruara nga Telegrafi, shihet se vetura e tij është dëmtuar rëndë. Përsa i përket gjendjes shëndetësore të reperit, nuk dihen ende detaje.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com