Lajme

14 September 2018

Gjithë vëmendja tek Rihanna! Këngëtarja shfaqet si princeshë në shfaqjen e “Diamond Ball”

Rihanna ka drejtuar për të katërtin vit rresht “Diamond Ball” për të mbledhur fonde për bamirësinë “Clara Lionel Foundation”, në nder të gjyshërve të saj. Këngëtarja edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer me look-un e saj. Ajo u shfaq në evenimentin e organizuar me një veshje të Alexis Mabille Couture të koleksionit vjeshtë 2018.

Ajo vuri në pah format e saj trupore me një ‘jumpsuit’ dandellë ngjyrë të bardhë. Përveç kësaj Rihanna kishte edhe një fjongo të madhe satin të lidhur në belin e saj që hapej si një fustan balloje. Veshja e saj ishte e kompletuar me një palë vath diamanti, një byzylyk dhe një unazë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com