Lajme

17 July 2019

Goditje me sëpatë në Lushnje, flakë e vetëvrasje në Selenicë të Vlorës, vendi zgjohet i tronditur

Në zakonin e përditshëm teksa lexojmë lajmet e fundit në mediat online e ato që lexojnë mediat tradicionale kanë parë parë tmerr me sy pasi vendi është pushtuar nga tragjedi të shumta.

Rreth orës 6 të mëngjesit, në Selenicë të Vlorës ka shpërthyer një bombël gazi e si pasojë shtëpia e një çifti rreth të 50-tave është pushtuar nga flakët. Fatmirësisht nuk ka persona të vdekur por zonja e shtëpisë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për këtë aryse ka marrë drejtimin për në Tiranë, për shkak se edhe pse jemi në vitin 2019, Tirana mbetet i vetmi qytet në vend ku ka trajtime më të specializuara se vendet e tjera.

Ky është rasti i dytë i shpërthimit të bombëlave të gazit pas atij në zonën e ish-bllokut, Tiranë këtë javë.

Edhe pse Lushnjarët shquhen si njerëz “gjakë-ftohtë”, kur vjen puna tek krimet, vrasjet me sëpatë apo mjete të tjera rastet nuk janë të pakta.

Një 30- vjeçar ka qëlluar me sëpatë të atin e moshuar pas një sherri në familje, shkaqet ende nuk dihen.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 8 të mëngjesit në lagjen “Xhevdet Nepravishta” ndërkohë që 67- vjeçari i qëlluar me sëpatë ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e qytetit të Lushnjes.

Selenica e Vlorës është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë.

Një i moshuar, konkretisht 65 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në oborrin e shtëpisë teksa në mëngjes është gjetur i pajetë nga fqinjët.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com