Lajme

18 September 2018

Greg Rama: Është ëndrra ime që vepra të shihet përtej asaj se kush jam unë

Në një intervistë për emisionin “Dasara Show” në TvT, artisti i ri Greg Rama ka folur për ekspozitën e tij të parë personale “Fidem”. Ai ka sqaruar se emri “Fidem” lidhet me konceptin e tij se një vepër arti kërkon përkushtim, vullnet, sakrificë por edhe një besim të madh prandaj dhe ekspozita e tij përkthehet “Besim”.

I pyetur nga Dasara se çfarë ai do iu thotë skeptikëve të artit të tij, ai shpjegon se dëshira e tij është që secili që do ta vizitojë të përpiqet ta shohë si diçka të pavarur nga ai pavarësisht se ai është krijuesi i veprës. Madje do të ishte e rëndësishme për të, ta shihnin objektivisht pavarësisht se është e vështirë por në fakt do ishte një sukses sepse do ta gjykonin si vepër në vetvete.

Ai nuk dëshiron të imponojë këndvështrimin e tij tek të tjerët por secili ta shohë sipas perceptimit të tij personal.
Për më shumë ndiqni përgjigjen e tij në videon e mëposhtme shkëputur nga intervista e plotë:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com