Lajme

18 September 2018

Greg Rama: Nuk më bëhet vonë, çfarë nuk më kanë thënë

Artisti i ri Greg Rama, i diplomuar pak vite më parë në Universitetin e Arteve rikthehet në këto ambjente me ekspozitën e parë personale “Fidem” (Besim).

Në një intervistë për emisionin “Dasara Show” në TvT, ai ka sqaruar se emri “Fidem” ishte një zgjedhje e tij për ta marrë nga latinishtja pasi e dashuron këtë gjuhë dhe sipas tij një vepër arti kërkon përkushtim, vullnet, sakrificë por edhe një besim të madh prandaj dhe ekspozita e tij përkthehet “Besim”.

I pyetur nga gazetarja se si lindi, Greg shprehet se është një lojë me hapësirën, një instalacion. Ka lindur si një koncept që më pas ai e përpunoi, rafinoi deri sa të vinte tek publiku. Ai nuk dëshiron të imponoj këndvështrimin e tij tek të tjerët por secili ta shohë sipas perceptimit të tij personal.

I ngacmuar nga Dasara se si njerzit gjithmonë i kanë thënë se i ngjan babait të tij, kryeministrit Rama shprehet se çfarë nuk i kanë thënë dhe për këtë gjë nuk i bëhet vonë.

Për më shumë ndiqni përgjigjen e tij në videon e mëposhtme shkëputur nga intervista e plotë:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com