Lajme

12 August 2017

Gruaja e përdhunuar padit Drake dhe Future

Drake dhe Future janë paditur nga një femër, e cila pretendon se është përdhunuaqr në koncertin e dy reperave vitin e kaluar. Sipas “People”, janë paditur me 25 milionë dollarë nga gruaja, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës së tyre, ajo është përdhunuar në Bridgestone Arena në Nashville.

Jane Doe, pretendon se gjatë koncertit, një burrë i ka thënë asaj të shkojnë në prapaskenë për të takuar Drake dhe Future por ai ka përfitur nga ajo, duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe psikologjike.

Jane pretendon se gjithçka ka ndodhur për faj të Drake dhe Future pasi ata duhet të kishin patur kompani sigurimi që të mos rrezikoheshin fansat.

E dhunuara e ka identifikuar personin që e përdhunoi dhe ai pasi është arrestuar është në pritje të gjyqit.

|

Leave a Reply