Lajme

17 August 2018

Habit moderatorja e njohur, tregon planet për martesë dhe datën e dasmës

Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim çifti simpatik i showbizit shqiptar e për të cilët publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë mbi të rejat nga jeta e tyre. Ndonëse në fillim të lidhjes u munduan ta mohonin faktin që ishin bashkë, fotot e shkrepura nga paparacët e vërtetuan lidhjen e tyre. Vetëm pak muaj më vonë, Klea dhe Elgiti e konfirmuan e që prej asaj dite nuk e kanë fshehur më faktin se janë bashkë duke postuar shpesh edhe foto
krah njëri-tjetrit.
E kur lidhja konsolidohet, menjëherë nisin pyetjet nëse çiftin do i shohim të martuar. Një prej fansave e ka pyetur Klean së fundmi se kur ka vendosur të martohet me Elgitin dhe moderatorja ndonëse me shaka duke përmendur datën “36 gusht”, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen mund t’i shohim të martuar. Madje Klea ka dhënë edhe detaje të tjera mbi dasmën duke u shprehur se do të jetë diçka modeste dhe private larg medias.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com