Lajme

10 December 2018

Haily Baldwin reagon ndaj komenteve lidhur me Justin Bieber

Hailey Baldwin duket se është lodhur nga të gjitha komentet rreth jetës së saj private dhe gjykimeve që merr në rrjetet sociale kryesisht për lidhjen e saj me këngëtarin Justin Bieber. Bashkëshortja e Justin Bieber ka zgjedhur që të flasë nëpërmjet rrjetit social instagram rrjet të cilin ajo e quan burim negativiteti.

Në postimin e saj ajo thotë që “Është e vështirë të fokusohesh në mirëqenien tënde dhe shëndetin mendor kur sa herë që hap Instagramin dikush është duke sulmuar punën tënde , lidhjen tënde ose domosdoshmërisht një nga gjërat në jetën tënde që janë positive. Thjesht nuk besoj se ne jemi të destinuar të jetojmë jetën kur ndikohemi kaq thjesht nga mendimi i një të panjohuri për diçka që s’ka të bëjë aspask me të. Duhet të hedhim një hap pas dhe të kuptojmë që duhet të shprehim më shumë dashuri dhe inkurajim për njëri-tjetrin në vend që vazhdimisht të sulmojnë dhe gjykojmë të tjerët. Dhe nuk do i lejoj njerëzit të më bëjnë të ndihem sikur po bëj diçka gabim kur jam thjesht duke shijuar jetën dhe duke qenë e lumtur”. Gjithashu modelja tha se mënyra më e mirë për të qenë e lumtur për pak kohë është të largohesh nga instagrami . “Të qëndrosh larg Instagramit është gjëja më e mirë. Sa herë që bëj një pushim nga ai, ndihem shumë më mirë, shumë më e lumtur si person. Sekondën e parë që rikthehem pushtohem menjëherë nga ankthi, mërzitem dhe lodhem. Por mos më keqkuptoni, Instragrami është një aplikacion i mrekullueshëm dhe një mënyrë shumë e mirë për të qëndruar në kontakt dhe për të patur interaktivitet me të tjerët. Por negativiteti po “ulëret” shumë.” Duhet thënë që modelja Haley Baldwin nuk është e vetmja që e vuan këtë fenomen por shumë personazhe publikë ankohen për këtë fakt.Gjithsesi në fund të ditës ky është rrisku i të qenurit VIP.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com