Lajme

12 January 2019

Harry Styles në romancë me modelen japoneze?

Pak kohë pasi është ndarë nga Camille Rowe verën e kaluar, Harry Styles ka ndezur thashethemet se po përjeton një romancë të re dhe kësaj radhe me një modele japoneze. Ajo quhet Kiko Mizuhara dhe jeton në Tokio. Jo më kot edhe ylli i ish “One Direction”, ka udhëtuar shumë shpesh kohët e fundit drej kryeqytetit të Japonisë, Tokyo.
24-vjeçari dhe partnerja e tij e re, kanë qenë në fokus të showbiz-it, menjëherë sapo filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.
Nga ana tjetër Kiko është 28 vjeç dhe ka lindur në Dallas të Teksasit, por u shpërngul në Japoni në një moshë të re. Kjo, pasi kishte një pasion të madh për të qenë pjesë e industrisë së modës.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com