Lajme

13 December 2017

Harry Styles vjen si prezantues, zëvendëson në mënyrë të papritur James Cordon

Pas këngëve të pëlqyera si solist, pas shkëputjes nga “One Direction”, Harry Styles u angazhua si aktor në filmin “Dunkirk”, ndërsa tani zëvendësoi prezantuesin James Corden në spektaklin “The Late Late Show”, pasi ky i fundit u bë baba për të tretën herë.
Harry zëvendësoi në mënyrë të papritur James, pasi gruaja e tij solli në jetë vajzën e tyre rreth 2 orë para nisjes së programit.

James Corden e falënderoi Harry Styles publikisht përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, si dhe e përgëzoi për angazhimin dhe performancën e denjë në këtë program.
Falënderime për Harryn erdhën dhe nga producenti Ben Winston, i cili e konsideroi të pabesueshme paraqitjen e këngëtarit në skenë në moment të fundit dhe pa shumë prova.

James dhe Harry kanë një miqësi të hershme mes tyre. Këngëtari ka qenë disa herë i ftuar në “Late Late Show”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com