Lajme

18 February 2017

Hip Hopi frymëzoi Marc Jacobs për koleksionin e ri

|
By
|
0 Comment
|

Marc Jacobs shfaqi koleksionin e tij të fundit, veshje sportive të frymëzuara nga “Hip-Hop”-i për Vjeshtë 2017.
E organizuar në Parkun “Avenue Armory”, modelet ecën në një skenë shumë të gjatë nga porta në rrugë, ndërsa të ftuarit ishin vendosur të ulur në një radhë përgjatë pasarelës nga të dyja anët.“Shfaqja vetë është një prezantim i thjeshtë i të gjitha këtyre mendimeve duke kulmuar me një peizazh urban të dokumentuar nga fotografi legjendar njujorkez, Joel Meyerowitz”, shpjegoi në një shënim Jacobs.
Lidhur me veshjet, dizajnuesi Jacobs tha se koleksioni solli, “një gamë të fokusuar në ngjyrat e ngrohta neutrale të devesë, kafesë, të florinjtës, të kuqes dhe siluetave të huazuara nga veshjet “casual” dhe sportive. Të vishesh për përdita është po aq e thjeshtë sa një pallto sipër fustanit apo një pulovër me pantallonat”.Ai i përshkroi aksesorët si “casual” dhe praktike, ndërsa këpucët nga të “thjeshta te të gjalla”.
Koleksioni dominohej nga xhaketa e pallto me pellush, minifunde, bluza rrëzëlluese dhe kapele të mëdha. Disa veshje shoqëroheshin me zinxhirë të artë dhe vëthë të mëdhenj rrethorë.Jacobs u frymëzua nga evolucioni i “Hip-Hop”-it, edhe pse muzika u dëgjua vetëm pas shfaqjes së stilistit në trotuar. Pas përfundimit të shfaqjes, modelet vazhduan të qëndronin të ulura në karrige duke realizuar foto me celularët e tyre.
Mes personaliteteve të famshme që ndoqën shfaqjen ishin këngëtarja Katy Perry, Lil Kim dhe aktorja Zosia Mamet.

|

Leave a Reply