Lajme

26 April 2018

Historia e balerinës afrikane prek Madonna-n, vendos të realizojë një film për jetën e saj

Madonna u emocionua aq shumë nga historia e balerinës afrikane, Michaela DePrince, që tani është soliste në Baletin Kombëtar Holandez, saqë vendosi t’i dedikojë një film, “Taking flight”, ku këngëtarja do të jetë regjisore.

Me sa duket do të shndërrohet në një legjendë globale historia e ish-jetimes së luftës në Sierra Leone, që iu realizua ëndrra për t’u bërë balerinë, e mundësuar nga familja amerikane që e adoptoi në vitin ’99. Michaela ka shumë mundësi që të jetë vetë protagoniste në filmin që flet për të.

E lindur Mabinty Bangura, kur ishte 3 vjeçe përfundoi në jetimore e përçmuar pres sëmundjes vitiligo, e konsideruar si shenjë e djallit nga besëtytët. Pas vdekjes së të atit, i vrarë nga rebelët, prej trysnisë së paragjykimeve e ëma e çoi në jetimore. Historia e Michaelas është treguar në librin autobiografik të shkruar së bashku me mamanë adoptuese Elaine DePrince, “Taking flight: from War Orphan to Star Ballerina”, tek i cili do të bazohet edhe filmi me skenar të Camilla Blackett dhe regji të Madonnas.

“Historia e Michaelas më ka prekur shumë, si artiste dhe aktiviste që arrin të kuptojë diversitetin”, – deklaroi ylli i popit, që rikthehet për herë të tretë si regjisore, pas “Filth and Wisdom” në vitin 2008 dhe “W.E” më 2011-n.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com