Lajme

10 January 2019

Historitë e dështuara të këtij milioneri na tregojnë se si dashuria nuk blihet me para

Ai njihet për pasurinë e tij marramendëse dhe për problemet që po kalon tanimë me ligjin. Financieri malajzian,Jho Low është përpjekur ta shijojë në maksimum jetën e ka provuar pse jo të bëj për vete disa nga vajzat më të njohura në botë.
Por siç thonë, paratë nuk mund të blejnë dashuri … le të shohim se çfarë ka kaluar Jho Low gjatë këtyre viteve!
1.Historia me Paris Hilton



Në vitin 2010, kur Jho Low ishte 26 vjeç, vendosi të shkonte pas Paris Hilton. Sipas burimit, ai shpenzoi miliona në festën e ditëlindjes së bjondes në Las Vegas. Megjithatë, ai ende nuk mundi të fitonte zemrën e Paris Hilton.
2. Historia me Elva Hsiao
Pasi Jho Low nuk arriti të lidhej me Paris Hilton, ai e ndryshoi objektivin e tij. Këtë herë filloi të dilte me këngëtaren dhe aktoren Taiwanese Elva Hsiao. Por pavarësisht shpenzimeve marramendëse që bëri për të, në fund ajo u shpreh se e shikonte miliarderin vetëm si vëlla.
3. Historia me Miranda Kerr

Jho Low pastaj tentoi t’i fitonte zemrën njërës prej femrave më të bukura në botë, Miranda Kerr. Sipas mediave të ndryshme, Kerr doli me Jho Low në periudhën midis divorcit të saj të vitit 2013 nga Orlando Bloom dhe martesës së saj me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel.
Low i dhuroi asaj bizhuteri me diamante me vlerën 8.1 milionë dollarë të cilat modelja i pranoi pavarësisht se në fund nuk përfunduan bashkë. Gjithsesi bukuroshja u detyrua që në vitin 2017 t’i dorëzonte këto bizhuteri agjentëve të SHBA.

Epo siç thamë, ka disa gjëra që nuk i blen dot me para, si shëndeti dhe dashuria.

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com