Lajme

24 December 2018

Hugh Grant: Kam hequr dorë nga komeditë

Aktori i njohur britanik Hugh Grant thotë se ende nuk e kupton pse filmi “Love actually” është ende i shikuar.

Ai vuri në dukje se nuk do të marrë më pjesë në filma të zhanrit komik, por gjithashtu është krenar për ato që ka bërë deri më tani në karrierë.
“Unë nuk e kuptoj se pse ende mbetet film kaq popullor. Të gjithë e shikojnë për festat. A më kujtohet ndonjë gjë nga xhirimi i filmit? E pra, ishte ajo skenë horrori ku më dashur të paraqitem. Unë mendoj se ka skena të vështira. Nuk ishte e lehtë që një anglez në të dyzetat e tij që të xhiroj atë skenë në shtatë në mëngjes. Isha i vdekur”, komentoi me shaka aktori në emisionin e Jimmy Kimmel.

“Nuk dua t’i shoh dhuratat në dhëmbë kur janë në pyetje komeditë romantike. Unë jam shumë krenar për ta dhe që janë kaq të njohura. Jam mirënjohës, por gjithashtu edhe shumë i lumtur që kam përfunduar me to. Rolet e tjera po vijnë tani që jam plakur dhe rrudhur”, tha ai.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com