Lajme

19 June 2018

Humbja e XXXTentacion prek disa nga artistët shqiptar, ja reagimi i tyre në rrjete sociale

XXXTentacion ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së kaluar në Florida të SHBA-së.

Reperi është qëlluar me armë zjarri për vdekje, ku policia amerikane raporton se dyshohet që dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e artistit.
E duket si kjo i ka prekur shumë disa prej yjeve tona të estradës muzikore, të cilat kanë shprehur indinjatën e tyre përmes rrjeteve sociale.

Era istrefi, Lumi B, Beatrix Ramosaj, Capital T, Ferro përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet për 20-vjeçarin.
Albumi më i fundit i XXXTentacion ishte numër 1 në SHBA këtë vit dhe përmbante hite “Sad” dhe “Changes”. Deri më tani janë shitur mbi dy milionë kopje të albumit vetëm në SHBA.

Televizioni britanik, Louis Therous, e përshkroi Onfroy-in si një “talent të madh” me “demonët personalë”.

Ai kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare gjersa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse. Pasi u arrestua sërish për rrahjen e të dashurës shtatzënë, ai i dhuroi 100 mijë dollarë për programet e parandalimit të dhunës në familje, duke vërtetuar kështu që po përpiqej të ndryshonte.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com