Lajme

22 September 2018

I dashuri i Khloe Kardashian, Tristan përsërit historinë! Fotografohet sërish në shoqërinë e dy vajzave misterioze…

Duket se telashet s’kanë për të përfunduar ndonjëherë për Khloe Kardashian. Kjo pasi i dashuri i saj Tristan Thompson, është parë sërish të shijojë një mbrëmje djemsh në një klub nate.

Lojtari i NBA, është fotografuar teksa shfaqej në dyert e klubit i shoqëruar nga dy bukuroshe brune duke nxitur në këtë mënyrë thashethemet se sërish ai e ka tradhëtuar Khloe.

Kjo është hera e dytë që atij i adresohet një akuzë e tillë sepse edhe më herët kur E dashura e tij ishte në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e tyre, atij iu publikuan video në shoqërinë e disa vajzave.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com