Lajme

01 April 2017

I dashuri i zbuloi sekretet këngëtares …

|
By
|
0 Comment
|

Thashethemet janë të vërteta: JLo është në një lidhje. Pas lajmit të këtij muaji se Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez janë në një lidhje, ylli i bejsbollit vendosi që të thyente heshtjen dhe konfirmoi lidhjen e tyre për emisionin “The View”.

“Është e dukshme”, konfirmoi ai për emisionin e mëngjesit.

“Ne po ia kalojmë shumë mirë, ajo është një vajzë e mrekullueshme, një nga personat më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë dhe një nënë fantastike”, shtoi ai.
Lajmi u përhap më shumë në mars, kur Lopez publikoi dhe më pas fshiu, një foto të saj me të dashurin në “Instagram”.

Madje tani Alex Rodriguez ka mësuar disa gjëra për Lopez që ne nuk i dinim.

E para, ajo ka qenë një yll në pistë kur ka qenë e vogël. “Ajo është një atlete e mrekullueshme”, tha i dashuri i këngëtares.

E dyta, ajo i pëlqen gjërat e thjeshta. “Ajo është një person shumë i thjeshtë, do familjen, është një motër fantastike, një vajzë fantastike”.

Dhe e treta, kënaqësia e JLo janë akulloret me çokollatë dhe biskotat me çokollatë.

|

Leave a Reply