Lajme

11 July 2018

I ofrojnë klikime këngësh të blera, ja përgjigja epike e Art Abazit

Këngëtari Art Abazi shquhet si një prej këngëtarëve më të veçantë të skenës.

Ai publikon rrallë projekte, dhe nuk shquhet si këngëtar sezonal, teksa pëlqehet gjithnjë për këngët e veçanta që sjell.

Së fundmi ai ka treguar një situatë të pazakontë që i ka ndodhur, teksa një person anonim në Facebook i shkruan duke i bërë ofertë për blerje klikimesh.
Arti e ka publikuar gjithë bisedën në InstaStory, ku shihet teksa merr oferta për blerjen deri në 100 mijë klikime për një këngë në YouTube.

Por me shaka, ai ka vendosur t’i përgjigjet anonimit, duke i shkruar se me atë shifër arrin të bëjë disa ditë të mira pushimi.

“Me 200 euro shkoj 1 javë në Durrës. Faleminderit shumë, po nuk jam i interesuar të më njohin kinezët shok”, ka qenë përgjigja e Artit, teksa pyet më pas fansat në InstaStory nëse ia ka bërë mirë apo jo me këtë përgjigje.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com