Lajme

17 September 2017

I zvogëlojnë buzët dhe gjoksin me Photoshop, reagon supermodelja

Me anë të postimit të fundit në Instagram, modelja e njohur Emily Ratajkowski, na ka lënë të kuptojmë se nuk është e lumtur që një revistë franceze ka ndryshuar buzët dhe gjoksin e saj për kopertinën.

“Çdo njeri është i bukur në mënyrë unike. Të gjithë ne kemi pasiguri në lidhje me gjërat që kemi ndryshe nga ideali tipik i të bukurës. Unë si çdo njeri tjetër përpiqem çdo ditë t’i kaloj këto pasiguri. Kam qenë shumë e zhgënjyer kur pashë që buzët dhe gjoksi im ishin punuar me photoshop për këtë kopertinë.”-ka shkruar Emily bashkangjitur fotos.

Aktorja dhe modelja 26-vjeçare ka postuar dy fotot në llogarinë e saj të Instagramit, atë origjinale dhe atë të përdorur në kopertinë, ku duket se si ia kanë zvogëluar gjoksin dhe buzët.

|

Leave a Reply