Lajme

10 September 2017

Iggy Azalea bëhet pjesë e label-it të Jay Z?

Një foto e Iggy-t në kolltukun e artë të Lenny S bëri që të përhapej lajmi se reperja mund të ketë nënshkruar me kompaninë The Roc Nation, shef i së cilës është Jay Z. Këngëtarja mund të ketë kaluar nën menaxhimin e tyre ose mund të jetë përfshirë në labelin e njohur. Kjo nuk është e qartë për sa kohë nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e protagonistëve të lajmit. Kujtojmë që në labelin e Jay Z e ka nisur karrierën edhe ylli i muzikës me origjinë shqiptare, Rita Ora.

|

Leave a Reply