Lajme

08 October 2018

“I’ll Never Love Again”, balada e Lady Gagas pjesë e filmit “A Star Is Born”

Lady Gaga e ka publikuar si të plotë këngën “I’ll Never Love Again”, e cila është një prej veprave muzikore të filmit “A Star Is Born”.

Këngëtarja e famshme amerikane, më herët e ka publikuar edhe këngën “Shallow”, ku merr pjesë edhe Bradley Cooper, i cili është aktor kryesor, regjisor, skenarist dhe producent i filmit.
Pjesë e filmit “A Star Is Born” është edhe Lady Gaga që luan një rol shumë të rëndësishëm.

Drama romantike muzikore është një ribërje e filmit me të njëjtin emër nga viti 1937, ndërsa Cooper debuton si regjisor në këtë film.
Krahas tij dhe Gagas, pjesë e filmit janë edhe Andreë Dice Clay, Dave Chappelle e Sam Elliott.
Filmi flet për një muzikant që pi shumë alkool (Cooper), i cili e zbulon dhe bie në dashuri me një këngëtare të re (Gaga).
“A Star Is Born” u dha premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia më 31 gusht, ndërsa më 5 tetor ka nisur shfaqjen nëpër kinematë amerikane.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com