Lajme

29 October 2018

Intervista me Gentian Zenelaj: Me Julin jetojmë në një pallat por as nuk përshëndetemi, ndërsa me Ermalin…(Video)

Gentian Zenelaj është një nga figurat e njohura të ekranit dhe teatrit. Ai fillimisht u bë i njohur si një nga pjesëtarët e grupit komik The SHBLSH. Bashkë me Ermal Mamaqin dhe Julian Deda ata sillnin skeçe humori që u pëlqyen shumë nga publiku. Por pas disa vitesh pune bashkë, tre aktorët ndanë rrugët e tyre në një mënyrë jo miqësore. Për pasojë pati një mungesë totale komunikimi mes aktorëve. Por si vazhdon marrëdhënia mes tyre vite pas këtij konflikti? A janë zbutur “gjakrat”?

I pyetur nga prezantuesja e “Intervista VIP”, Antoneta Koci, Zenelaj ka treguar se gjërat pothuajse nuk kanë ndryshuar fare vitet e fundit mes tij, Julit dhe Ermalit. Me këtë të fundit ka më shumë komunikim, por jo të njëjtën miqësi si disa vite më parë.
Ndër të tjera aktori ka folur edhe për familjen e tij, marrëdhënien me fëmijët dhe ndikimin që ka bashkëshortja tek ai. A bëhet xheloze ajo për vajzat seksi me të cilat Genti punon?
Këto e të tjera i ndiqni në videon më poshtë të intervistës së plotë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com