Lajme

10 September 2017

Ja cila është fundjava më epike për Hamilton

Ai është një prej pilotëve më të mirë në Formula 1, me të ardhura deri në 131 milionë paund, ndërsa së fundmi triumfoi bindshëm edhe ndaj rivalit të tij Vettel teksa fitoi Çmimin e Madh të Italisë me një distancë të madhe nga piloti gjerman.

Por si është jeta e Hamilton pas Formula 1? Për këtë, britaniku ka menduar të zbulojë një fundjavë në principatën e Monakos, me një video të postuar këtë të premte në “Instagram”, të filmuar në muajin maj.

Hamilton ndodhet në një jaht superluksoz së bashku me një prej modeleve më të mira të momentit, Bella Hadid, por jo vetëm, ndërsa nuk mungojnë pije nga më të shtrenjtat.

Më pas, Hamilton filmohet teksa praktikon sporte të ujit.

#Throwback to one of the most epic weekends of the year!!! Monaco! 🎥 x @paulripke #FBF

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton) on

|

Leave a Reply