Lajme

12 May 2017

Ja cilët janë reperët më të pasur në botë

Prestigjozja Forbes ka bërë të ditur klasifikimin e pesë reperëve më të pasur në botë (të bazuar në pasuritë e deklaruara).

Për të shtatin vit radhazi kreun e këtij klasifikimi e ka zënë Puff Daddy (Sean Combs).

Pasuria e tij arrin në 820 milionë dollarë, që në pjesën më të madhe vjen nga aktiviteti i tij si biznesmen nga aktiviteti i lidhur me prodhimin e vodkës, një kanal televiziv, tekilës etj. dhe jo thjesht nga muzika. Pas tij vjen Jay Z me 810 milion dollarë që përveç hip hop-it ka të ardhura nga aktivitetet si pronar i Roc Nation dhe themelues i Tidal.

Në vendin e tretë renditet Dr. Dre,me 740 milionë dollarë. Në vendin e katërt e të pestë renditen Bryan “Birdman” Williams, që ka në bankë 110 milionë dollarë dhe Drake, me 90 milionë dollarë.

|

Leave a Reply