Lajme

06 December 2018

Ja disa nga peformancat që s’do t’i harrojmë kurrë nga ”Kënga Magjike”

Meqë jemi në prag 20-vjetori, duam t’ju kujtojmë disa prej performancave më të mira ndër vite të artistëve. Më poshtë janë listuar këngëtarët që përveç këngëve, kujtohen për atmosferën që i sollën “Pallatit të Kongreseve”.

1. Genta Ismajli- Nuk dua tjetër (2005)

Askush nuk do të jetë në gjendje të harrojë kërcimin e Gentës teksa performonte  “Nuk dua tjetër”. Veshja, levizjet, linjat perfekte mund të të hipnotizojnë edhe sot e kësaj dite.

2. Orinda Huta- Oqean (2009)

“Oqean” ishte kënga që u kthye shpejt në hit në 2009-ën. Orinda së bashku me trupën e baletit e kthyen skenën në një oqean të vërtetë. Ju kujtohet ç’po mendonit në ato çaste?

3. West Side Family- Nëse mundesh (2008)

Përpos mesazhit të fortë, çfarë kujtojmë nga “Nëse Mundesh” është padyshim performanca. Një sallë e mbushur plot me nxënës të Liceut Artistik që këndonin në kor refrenin që edhe sot, 10 vite më vonë e mbajmë mend përmendësh.

4. Adelina Ismaili- Nuk ngec (2009)

Me ekstravagancën që e karakterizon dhe lëvizjet në harmoni perfekte me linjat e trupit, të gjithë “ngecëm” tek Adelina.

5. Çiljeta Çilaga- Duty Free (2008)

Koreografia ndryshe nga të tjerat, veshjet me motive nga uniformat e marinarëve dhe gjithçka që do të shihni më poshtë, e bëjnë këtë një nga performancat që zor se harrohet në 20 vjet spektakël.

6. Zaimina Vasjari -1 me 6 (2010)

Duke nisur që nga kostumografia e deri tek kërcimi i Zaiminës, kjo performancë ngjante me një “mini-musical”. Gjithçka dukej kaq perfekte sa zor që diçka tjetër të të tërhiqte vëmendjen.

7. Rozana Radi & Ramadan Krasniqi- Valsi i tradhtisë  (2010)

Kimia mes këngëtarëve dhe kërcimi i  valsit në fund e bëjnë këtë performancë nga ato që nuk harrohet lehtë.

8. Rezarta Shkurta- Të jesh e mirë s’mjafton (2011)

Elementet e veçantë si maskat, pasqyra dhe çdo improvizim tjetër skenik e bënë performancën e saj të dukej si një fragment i shkurtër filmi.

9. Ronela Hajati- Mos ma L’sho 

Kujt nuk i kujtohet super twerk-un që Ronela bëri atë vit në skenën e “Këngës Magjike”

10. Aurela Gaçe & Young Zerka- Pa kontrroll

Aurela dhe Zerka bënë që gjithë salla ta humbiste kontrrollin bashkë me ta!

11. Armend Rexhepagiqi – Kur dashuria vdes

Dhe sigurisht, ikona pop, Armend Rexhepagiqi!

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com