Lajme

13 June 2018

Ja ekrani ku do t’i shihni dy bukuroshet e Miss Universe Albania

Dy modelet bukuroshe dhe më “IN” të momentit, Blerta Leka dhe Ajli Hoxhaj, do t’i bashkohen televizionit TemaTv dhe MCN Radios. E bukur, joshëse dhe me forma perfekte trupore, Blerta Leka është vajza që rrëmbeu kurorën e Miss Universe Albania 2017 dhe përfaqësoi Shqipërinë në kompeticionin më të madh të bukurisë Miss Universe. Gjithashtu, ajo fitoi edhe çmimin “Miss Bikini”.

E apasionuar pas modës dhe sfilatave, një tjetër bukuroshe që do t’i bashkohet ekranit të Tema Tv dhe MCN Radios është Ajli Hoxhaj, e cila u shpall shoqëruesja e parë e Miss Universe Albania 2018. Eleganca dhe elokuenca që e karakterizojnë nuk kalojnë pa u vënë re nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Bukuroshet e Miss Universe, me zërin dhe imazhin e tyre, do të jenë shoqërueset më të mira të ditëve të nxehta të verës për shikuesit e Tema TV dhe dëgjuesit e MCN Radio.

@_ajli__ @anna_sposa_tirane #missuniverse2018

Un post condiviso da Miss Universe Albania (@missuniversealbania) in data:

Miss Universe Albania 2017 Blerta Leka @lekablerta #missuniversealbania2017 #missuniverse

Un post condiviso da Miss Universe Albania (@missuniversealbania) in data:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com