Lajme

18 June 2017

Jada Smith tregon trillimet e biografisë së Tupac

Ditën e premte, Jada Pinkett Smith ka shpërthyer ndaj bigrafisë së Tupac Shakur “All Eyez On Me”, në të cilën trillohet për shoqërinë e saj me reperin e ndjerë.
“Ju kërkoj ndjesë… marrëdhënia ime me Pac ka qënë shumë më e çmuar për mua krahasuar me ato skena të “All Eyez On Me” që të merren si të vërteta”, ka shkruar në profilin e saj në Tëitter 45-vjeçarja. “Interpretimi i marrëdhënies sime me Pac është shumë i dhimbshëm”.
Sipas biografisë, Shakur kishte shkruar dy poezi dedikuar mikeshës por Jada është shprehur se biografia ka shumë gabime.
“Pac nuk m’i ka lexuar kurrë ato poezi. Unë nuk e dija që poemat ekzistonin derisa libri i tij u printua. Pac nuk ma tha kurrë mirupafshim para se të largohej për në Los Angeles. Ai u nis papritur dhe arsyja nuk ishte për shkak të karrierës së tij. Unë nuk kam qënë në asnjë prej koncerteve të Pac, me kërkesën e tij. Ne kurrë nuk kemi argumentuar në prapaskenë”.
Jada u përpoq të mos e hidhte fajin tek Kat Graham që luan atë në film, dhe Demetrius Shipp Jr. që luan Tupac-un. “Nuk është faji juaj. Faleminderit që dhatë shumë shumë nga shpirti dhe zemra juaj për këto role. Ju bëtë një punë të shkëlqyer. Faleminderit të dyve.”-ka shtuar ndër të tjera aktorja.

|

Leave a Reply