Lajme

11 January 2018

James Franco, ylli i radhës që përfshihet në një skandal seksual

Pesë femra po akuzojnë James Francon për sjellje të pahijshme seksuale në Los Angeles, duke përfshirë katër vajza që morën klasa aktrimi me kandidatin e ‘Oscarit’.

Sarah Tither-Kaplan pretendon se një video e papërmbajtur e saj e bërë për klasën e Franc në “Studio 4” është ngarkuar pa pëlqimin dhe dijeninë e saj paraprake.
Ajo gjithashtu pretendon se Franko hoqi rojet plastike gjenitale që disa aktore kishin veshur për një skenë lakuriqe orgjie në filmin e tij “The Long Home”. Dy vajza të tjera treguan gjithashtu se kishte pasur disa momente negative gjatë setit, pasi Franco ishte nervozuar shumë kur disa prej vajzave nuk dëshironin të dilnin topless.

Violet Paley, 23 vjeç, thotë se kishte një marrëdhënie romantike me Francon në vitin 2016, gjatë së cilës aktori e detyronte atë të bënte seks oral me të në veturën e tij.
Hilary Dusome dhe Natalie Chimel thanë se Franco nxori jashtë një seri videosh të realizuara në një klub striptizmi, pa dijeninë e tyre.

Franco i mohoi të gjitha këto pretendime përmes avokatit të tij dhe të hënën i thirrur nga Gjykata, deklaroi se pretendimet e tilla janë ‘jo të sakta’.

|

Leave a Reply