Lajme

07 February 2018

Jamie Dornan dhe “hijet e tij “ në jetën reale

Jamie Dornan në një intervistë të dhënë së fundmi për “Elle” ka folur për jetën e tij para dhe pas “Fifty Shades of Grey”. Përpara se Jamie të merrte rolin e Christian Grey ai ishte pjesë e një fushatë të “Calvin Klein”. Dornan, 35 vjeç, u rrit në Irlandën e Veriut, dhe është biri i një gjinekologu të njohur.

Jeta e tij është shoqëruar me ulje dhe ngritje të vazhdueshme duke filluar që nga braktisja e universitetit dhe deri tek takimi me Amelia Warner, e cila në vitin 2012 do të bëhej gruaja e tij.

Jamie gjatë intervistës është shprehur se jeta e tij ka ndryshuar së tepërmi pas “Fifty Shades”, por kjo jo si rezultat i drejtpërdrejtë i filmit. Katër ditë para se të fillonte xhirimin e parë, Millie dhe ai kishin pritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Dy javë para xhirimeve të filmave të dytë dhe të tretë erdhi në jetë fëmija i dytë. Kjo tranzicion “i çmendur” i karrierës siç e quan ai e pengoi të kalonte më tepër kohë me fëmijët.

Ndërsa i pyetur pse bashkëshortja nuk e ka parë filmin ai shprehet se ajo nuk e ka ndjerë nevojën për ta parë por është përfshirë për shkak të mardhënies së ngushtë me Dakotën dhe producentët e filmit.

Jamie e mbyll intervistën duke thënë “ Jeta nuk është një garë, të jep mundësinë për të realizuar diçka”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com