Lajme

06 February 2018

Jamie Dornan nuk do jetë më pjesë e “Fifty Shades”, është “i vjetër” për filma të tillë

“Fifty Shades Freed” është gati për premierën e madhe ditën e Shën Valentinit. Ky edicion është seria e tretë e sagës së famshme “Fifty Shades”, një libër ‘bestseller’ i cili vjen tashmë për publikun edhe si film.

Në këtë film merr pjesë edhe Rita Ora, e cila luan rolin e motrës së protagonistit kryesor, Christian Grey, Mias. Mirëpo, Jamie Dornan ka thënë se kjo është hera e fundit që interpreton personazhin Christian Grey.

Aktori 35-vjeçar deklaroi se është “shumë i vjetër” për të qenë pjesë e skenave erotike.
“Mendoj se kam mbaruar me këta filma. Nuk ka më libra, të tre i kemi bërë. Vetëm nëse Erica shkruan një tjetër. E di që jam i vjetër për këto gjëra tani”, shprehet Dornan.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com