Lajme

07 May 2018

Janet Jackson vlerësohet me çmimin “Bilbord Icon”

Janet Jackson do të marrë edhe një çmim në industrinë e muzikës në Billboard Awards.

Këngëtarja amerikane do të marrë çmimin “Billboard Icon” në ceremoninë që do të mbahet më 20 maj në Las Vegas të SHBA-ve.
Fansat e 51-vjeçares do të kenë mundësinë të shohin performancën e saj në transmetimin e drejtpërdrejtë për herë të parë në nëntë vjet.
Këngët e saj kanë qenë në krye të renditjeve të Billboard për dekada, duke përfshirë “That’s the Way Love Goes”, “I Get Lonely” dhe “All For You”.

Ndër fituesit e çmimeve të mëparshme janë Prince, Steve Wonder, Cher, Nile Diamond, Celine Dion dhe Jennifer Lopez.

Theksojmë se udhëheqësi i mbrëmjes gala do të jetë këngëtarja e famshme, Kelly Clarkson.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com