Lajme

24 December 2018

Jason Momoa befason çiftin e sapomartuar duke u bërë pjesë e fotove të tyre

Ylli i filmit hit “Aquaman”, Jason Momoa, ka befasuar një çift martesor duke u paraqitur befas në dasmën e tyre në Havai.

Një çift teksa po realizonin një set fotografik pas ceremonisë martesore, në një plazh në Oahu, aktori i ka befasuar duke u përfshirë në setin fotografik.

39-vjeçari, i cili ka lindur në Havai, po qëndronte atje në kuadër të shfaqjes së filmit “Aquaman” dhe befasisht u takua me çiftin që po bënte fotografi në momentin e perëndimit të diellit.

Në ato çaste, Momoa shoqërohej nga miqtë dhe familjarët e tij, të cilët e uruan së bashku çiftin e ri – transmeton Independent.

“Donim t’i kapnim disa momente romantike nga dasma, ndërsa Jason Momoa, disa anëtarë të familjes së tij dhe miq, u shfaqën befas”, ka thënë Katie.

Momoa është aktor, skenarist, regjisor, producent dhe model, i cili është i njohur për portretizimin e Aquamanit nga DC Extended Universe, rol të cilin e ka filluar në vitin 2016 në filmin me superheronj, “Batman v Superman: Dawn of Justice”.

Në vitin e kaluar, ai e luajti këtë superhero në filmin “Justice League”, ndërsa këtë vit ka arritur shumë sukses me “Aquaman”.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com