Lajme

28 July 2017

Jay Z bashkëpunon me PUMA, rezultati i adhurueshëm

Disa javë më parë filloi të qarkullonte në media lajmi se Jay Z po bashkëpunonte me kompaninë Puma për të suportuar turin e tij “4:44”. Një burim për Billboard në atë periudhë konfirmoi ekzistencën e këtij bashkëpunimi dhe sqaroi se detajet e tjera do të jepeshin në vazhdimësi.
E mesa duket sëfundmi gjërat filluan të bëhen më konkrete. Këtë të enjte një pjesëtar i ekipit të Puma publikoi në Twitter një foto të atleteve ‘Puma x 4:44’.
Këto të fundit priten të hidhen në treg në fillim të turit të reperit të njohur, por kjo nuk është e konfirmuar. Për më shumë presim deklaratat e mëtejshme nga ana e kompanisë dhe artistit.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com