Lajme

30 June 2018

Jean-Claude Van Damme bën simbolin e shqiponjës për të falenderuar futbollistin shqiptar

Aktori i mirënjohur, Jean-Claude Van Damme, i ka bërë një dedikim special futbollistit shqiptar Adnan Januzaj.

Van Damme ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Ky gjest i Van Damme-it vjen pasi ai është në dijeni për prejardhjen shqiptare të Januzajt.

“Një falënderim masiv për Adnan Januzajn, që siguroi fitoren me golin e djeshëm në Kampionatin Botëror, për ekipin e Belgjikës”, ka shkruar aktori në Instagram.
Januzaj shënoi një gol fantastik të enjten në minutën e 51-të të ndeshjes Angli-Belgjikë.

Ai i ka siguruar fitoren kombëtares belge, duke e renditur të parën në radhën e shteteve konkurente të grupit G.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com