Lajme

15 May 2018

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt rikthehen bashkë dhe planifikojnë të bëhen prindër?

Prestigjozja “In touch”, shkruan se çifti Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe jo vetëm kaq, po mendojnë të kenë një fëmijë së bashku dhe të ndërtojnë një familje të vogël dhe të lumtur.

Që kur Jennifer dhe Brad u rikthyen pas martesave të pasuksesshme tek Justin Theroux dhe Angelina Jolie, respektivisht ata kanë folur për të pasur një fëmijë së bashku. Burimet pranë revistës kanë thënë se jo vetëm Angelina është lënduar shumë nga Brad që dëshiron të fillojë një familje me Jennifer shumë shpejt pas ndarjes së tyre, por ajo gjithashtu nuk mund ta besojë që kjo po ndodh.

Një mik i Jennifer tha se: “Është sikur fati i solli ata së bashku dhe patjetër që kanë folur për të lëvizur së bashku dhe për t’i dhënë një tjetër përpjekjeje lidhjes.
Të gjithë janë në pritje të deklaratës të tyre, nëse do i pranojnë të gjitha këto apo mbeten thjesht thashetheme kalimtare.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com