Lajme

19 November 2017

Jennifer Hudson: “Po jetoj me frikë të madhe…”

Jennifer Hudson ka jetuar me frikë për shkak të asaj se çfarë mund t’i bënte ish i fejuari, i cili e akuzonte atë për tradhti.

Fituesja e çmimit Oscar i ka dhënë fund romancës 10-vjeçare me mundësin David Otunga dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj tij.

Në disa dokumenta, të publikuara nga “TMZ”, ajo ka akuzuar ishin e saj për një sjellje agresive, kërcënuese dhe nën presion.

“Tashmë po jetoj me frikë të madhe për shkak të asaj se çfarë David mund të ndërmarrë”, ka thënë Hudson.

Jennifer pretendon se drama ka nisur kur këngëtarja po regjistronte një këngë të re në Chicago me djalin e tyre. Kur David nuk mundte të komunikonte me Hudson, ai i kishte kërkuar djalit të tij të regjistronte nëse ajo kishte ndonjë lidhje me ndonjërin prej producentëve të saj.

|

Leave a Reply