Lajme

10 August 2017

Jennifer Lawrence e mahnitshme në kopertinën e Vogue

“Lady in red”! Jennifer Lawrence duket mahnitëse në kopertinën e “Vogue” për muajin shtator, me një veshje të Ralph Lauren dhe aksesorë të Cathy Waterman.

Duket si patriotike kjo foto e Lawrence, me pamjen e Statujës së Lirisë pas krahëve, në New York, e realizuar nga Annie Leibovitz, për të festuar 125-vjetorin e revistës.
Jennifer nuk është vetëm një bukuroshe, por ajo ka treguar se ka vlera, duke mbështetur fushata të ndryshme, si barazia për femrat. “Mendoj se mund të kesh miliona dhe një karrierë fantastike, por nëse nuk ndjek ndjenjat e tua, ose shkon në rrugën e gabuar, atëherë nuk ke asgjë”, – tha aktorja ndër të tjera në intervistën për “Vogue”.

|

Leave a Reply